Për çdo vit, kompania Mercer, njëra ndër firmat më të mëdha konsultante në botë, e lason Indeksin e Kualitetit të jetës, që i publikon vendet që e kanë kualitetin e jetës më të mirë.
Mirëpo, gazeta amerikane Business Insider, tashmë e ka përpiluar listën e qyteteve të botës në të cilat është shumë e pasigurt të jetohet dhe kualiteti i jetës është i keq.
Për të konstatuar se në cilat qytete kualiteti i jetës më i keq, janë marrë parasysh faktorët ekonomikë, ambienti politik dhe social dhe ambienti socio-kulturor, shkolla dhe edukimi, shërbimet mjekësore.
Iraku në Bagdad: Kryeqyteti ka vuajtur nga disa dëmtime infrastrukturore për disa vjet me radhe dhe vazhdon të ballafaqohet me kërcënimet nga ISIS-i.
Bangui në Republikën Afrikane: Ky qytet është jashtëzakonisht i varfër dhe shumë qytetarë përballen me luftën për mbijetesë.
Sana’a në Jemen: Qyteti më i madh i Jemenit është shkatërruar nga sulmet ajrore të Arabisë saudite dhe vendi është shndërruar në një zonë lufte në mes Iranit dhe Arabisë Saudite.
Port Au Prince në Haiti: Përdhunimet dhe vjedhjet janë të zakonshme, ndodhin në baza ditore.
Damasku në Siri: Ky qytet është përballur me dhunë të vazhdueshme dhe sulmet terroriste janë pjesë e jetës së përditshme.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.