Lajmet e fundit

Qytete të mahnitshme për tu vizituar
Web faqja më ndikim Travel and Leisure, ka publikuar rezultatet e votimit të iniciuar nga ta për qytetet më të mira për tu vizituar për vitin 2015, dhe aty ka disa surpriza.
Qytetet e listuara nga kjo faqe, shquhen për ndjesinë magjike që japin.
Jerusalemi, Izrael
Përderisa edhe izraelitët edhe palestinezët pretendojnë në këtë qytet, Jerusalemi zyrtarisht njihet si kryeqyteti i Izraelit.
Jerusalemi është qytet që daton gati 6000 vjet më parë. Ndërsa, Jeruzalemi bashkëkohor është një qytet shumë kontemporan me ndërtesa të lartë me shumë zyra të cilat shkëlqejnë. Feja është e ndërthurur me jetën e përditshme në qytet, dhe kjo është e dukshme kur vizitohet edhe kopshti zoologjik biblik.
Cape Town, Afrika Jugore
Cape Town është një qytet në Afrikën Jugore, i cili e ka zhvilluar edhe garën botërore të futbollit në vitin 2010. Ky qytet shquhet për ushqimin fantastik që vije drejt nga deti.
Barcelona, Spanjë
Nuk ka rëndësi se në cilën pjesë të vitit e vizitoni, do të ju duhet ta ndani Barcelonën me shumë udhëtarë të tjerë. Ky qytet është bukuri arkitektonike që ofron shumë vende për të vizituar.
Krakova, Poloni
Krakova është qyteti i dytë më i madh në Poloni. Zakonisht vizitohet nga turistët që janë rrugës për në Itali apo për në Çeki. Është një vend i mrekullueshëm edhe e meriton të jetë pikë vizitimi në çdo Euro Trip.
Bangok, Tailandë
Tash e shumë kohë Tailandës i bëhet publicitet negativ sa i përket qeverisë dhe ushtrisë. Por Bangoku mund t’ju magjepsë me bukuritë e tij. Me statuja e tempuj budistë dhe me ndërtesa të mrekullueshme me shumë xhama që shkëlqejnë, ky vend e meriton të vizitohet.