Një qytetar me inicialet N.L ka dorëzuar një kuletë në Stacionin Policor në Prizren të cilën e kishte gjetur në parkun e këtij qyteti.
Brenda saj kishte dokumente personale, disa kartela dhe para të gatshme në vlerë prej 260 euro.
Lajminn e bëri të ditur që nëpërmjet rrugëve operative ka arritur që të identifikojë personin që i kishte humbur portofolin dhe të njëjtit pas verifikimit në bazë të procedurave ligjore i janë kthyer portofoli me para dhe dokumentet e gjetura.
“Duke çmuar këtë gjest human, të devotshëm dhe të ndershëm falënderojmë qytetarin e ndërgjegjshëm, po ashtu falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e vazhdueshëm në Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë transmeton Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.