Të enjten, qytetari D. Mehmetaj gjeti një çantë të humbur në rrugën “Zenel Hajdini” në Ferizaj dhe e dorëzoi menjëherë në stacionin policor. Në çantë, sipas Policisë së Kosovës ishin një patentë shoferi, 350 euro dhe gjësende të tjera personale.
Përmes një komunikate për media, policia ka bërë të ditur se pas verifikimeve, pronarja znj. L. M u njoftua dhe mori çantën e saj rreth orës 21:20, transmeton Klankosova.tv.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj falënderon qytetarin D. Mehmetaj për veprimin e tij shembullor, ndershmërinë dhe bashkëpunimin me institucionet, duke vlerësuar këtë rast si një shembull të mirë qytetarie dhe përgjegjësie shoqërore”.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.