Komuna e Drenasit ka bërë të ditur se qytetari Ekrem Hajdini ka dhënë vullnetarisht shtretër për Qendrën e Mjekësisë Familjare në fshatin Komoran.
Në një njoftim në Facebook thuhet se ky gjest i vullnetit të mirë është dëshmi e solidaritetit dhe përkujdesjes ndaj komunitetit
"Drejtoria për Shëndetësi shpreh mirënjohje të veçantë për qytetarin Ekrem Hajdini që, në mënyrë vullnetare, kontribuoi në rregullimin e otomanëve për nevojat e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Komoran. Ky gjest i vullnetit të mirë është dëshmi e solidaritetit dhe përkujdesjes ndaj komunitetit".
"Veprime të tilla janë shembull i bashkëpunimit të ndërsjellë dhe dëshmojnë përkushtimin e qytetarëve për një ambient më të mirë dhe më funksional në shërbim të të gjithëve", thuhet në njoftimin e komunës. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.