Në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës po mungojnë kontrastet.
Kështu deklaron një lexues i Klankosova.tv.
I njëjti në redaksi ka sjell edhe dëshmi se atij i është dashur ta blinte vet kontrastin.
“Në repartin ku po bëhen fotografimet në QKUK, mungon kontrasti që nevojitet për incizime të thella. Pacientët duhet ta sigurojnë vet prej të ardhurave të veta”, deklaroi ai.
I njëjti i kritikoi institucionet rreth investimeve në shëndetësi.
“Ku janë investimet në mjekësi? Kah po shkojnë”, theksoi ai.
Lidhur me këtë mungesë ka raportuar edhe Klan Kosova.
Por, as pas datës kur u publikua storia, nuk u rregullua gjendja e furnizimit me kontrast.
Ndiqeni storien e përgatitur nga Arbreshë Uka.
https://www.youtube.com/watch?v=HdmqjCZGaQo
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.