Lajmet e fundit

Disa qytetarë në Tiranë janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” për të mbështetur të moshuarën, Minire Nura, që u sulmua ditë më parë nga infermierja, Aurona Pelaj, në shtëpinë e pleqve “Orenda” në Pejë.
“Thirri mendjes, kërko falje, arroganca është dhunë, të dua nënë”, ishin disa nga pankartat e shkruara nga qytetarët, njofton Klankosova.tv.
Policia e Kosovës ka ndaluar deri tani tri infermieret e përfshira: Aurona Pelaj autore e dhunës, Altina Rezhepi dhe Remzie Kuqi që kanë filmuar episodin e tmerrshëm dhe nuk kanë ndërhyrë.