Lajmet e fundit

Shtetasit e parë britanikë kanë përdorur pikën kufitare Rafah për të lënë Gazën dhe për të hyrë në Egjipt, ka konfirmuar Ministria e Jashtme atje.
Ekipet e Mbretërisë së Bashkuar janë në terren duke ofruar ndihmë, thanë ata.
"Ne do të vazhdojmë të punojmë me partnerët për të siguruar që kalimi të hapet përsëri, duke lejuar ndihmën jetike në Gaza dhe më shumë shtetas britanikë të largohen të sigurt".
"Kalimi do të jetë i hapur për periudha të kontrolluara dhe të kufizuara kohore për të lejuar largimin e grupeve të veçanta të shtetasve të huaj dhe të plagosurve rëndë", thuhet në një deklaratë, raporton Skynews, transmeton Klan Kosova.
Nuk u konfirmua se sa shtetas britanikë kaluan sot.