Producenti Quincy Jones ka thënë që nuk do të punonte kurrë me Elvis Presley-n pasi pohon se ky i fundit kishte qenë racist.
Jones, i famshëm më së shumti për prodhimin e albumit më të shitur të të gjitha kohërave, “Thriller” të Michael Jackson-it, këto komente i ka dhënë për the Hollywood Reporter.
“Shkruaja për Tommy Dorsey-n, oh Zot, në të pesëdhjetat. Dhe hyri Elvisi, dhe Tommy tha: Nuk dua të punoj me të. Ai ishte një nënq*** racist – tash po e mbylli gojën”.
“Sa herë që e shihja Elvisin, ai trajnohej nga Otis Blackwell, që e mësonte se si të këndojë”.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.