Lajmet e fundit

Kirurgët për fëmijë nga Suedia së bashku me ata kosovarë kanë kryer kontrolla dhe intervenime tek fëmijët të cilët ballafaqohen kryesisht me problemet urologjike.
Ky shkëmbim i përvojave i cili ka nisur që nga viti 2004 ndërmjet QKUK-ës dhe qendrës klinike universitare të Linkoping të Suedisë po konsiderohet si shumë i rëndësishëm.
Ekipi e mjekëve nga Suedia do të qëndrojnë deri të premten ku pritet të kryhet një numër i madh i kontrolleve dhe intervenimeve.
Kronikë nga Rilind Matoshi