Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK) bën të ditur se projekti i Frytnimit te Asistuar Mjekësor (IVF), po realizohet sipas planit të veprimit, e që është i ndarë në disa faza.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se për shkak të interesimit të madh, fillimisht bëhet përzgjedhja dhe klasifikimeve i rasteve, ku deri më tani konsultimet i kanë kryer rreth 300 çifte.
Gjatë muajit shkurt, sipas planit të veprimit, pritet të fillohet me stimulim të vezoreve tek rastet para, dhe në fazën tjetër fillojnë aplikimet e para të IVF.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.