Pesë rentgenë mobilë e 60 shtretër i janë shtuar insitucioneve shëndetësore për trajtimin e pacientëve me COVID-19.
Aparaturat që kanë vlerën e një milion e 160 mijë eurosh, përveç në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës do të dërgohen edhe në Gjilan dhe Prizren.
Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, gjatë ditës nënshkroi edhe një marrëveshje me përfaqësuesit e UNOPS-it për të ndihmuar në aktivitet e prokurimit.
Edhe Brendan Krenan, shef i kësaj zyre u tregua i kënaqur me bashkëpunimin, njësoj si edhe Zemaj, sipas të cilit përfituese do të jenë edhe QKMF-të por edhe institucione të tjera.
Kjo marrëveshje kap vlerën prej 14 milionë eurosh.
https://www.youtube.com/watch?v=XLOouawEst4&ab_channel=KlanKosova
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.