Qendra Kinematografike e Kosovës ka vendosur që t'i mbështesë 26 projekte filmike të kategorive të ndryshme këtë vit.
Në kategorinë e filmit të metrazhit të gjatë artistik, debutant, postproduksion dhe bashkëprodhim minorë janë mbështetur 7 projekte, njofton Klan Kosova.
Në kategorinë e filmit të shkurtër dhe të gjatë dokumentar janë mbështetur 4 projekte. Në kategorinë e filmit të shkurtër animacion dhe artistik 4 projekte dhe në kategorinë e konkursit për zhvillim skenari 11 projekte.
Vlera e mbështetjes për të gjitha projektet arrin mbi 650 mijë euro, ndërkohë që fituesit u shprehën të gëzuar pasi në mbi 70 konkurrentë arritën të zgjedhen më të mirët.
https://www.youtube.com/watch?v=eP4AriAxFZk
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.