Lajmet e fundit

Një anije që transporton ndihma humanitare shumë të nevojshme pritet të lundrojë këtë fundjavë drejt Gazës.
Anija spanjolle, Open Arms, është planifikuar të niset nga Qipro - vendi më i afërt i BE-së me Gazën - dhe shpreson të përdorë një rrugë të sapohapur detare, transmeton Klankosova.tv.
Pa port funksional dhe ujëra të cekëta, është ende e paqartë se ku do të ankorohet anija kur të arrijë në Gaza.
OKB thotë se një e katërta e popullsisë së Rripit është në prag të urisë dhe fëmijët po vdesin nga uria.