21.05.2015 · përditësuar para 4087 dite1 min lexim
Një prostitutë 25 vjeçare u morr në pyetje nga policia gjermane në qytetin e Mynihut, por jo për ushtrim të prostitucionit.
Prostitucioni është i ligjshëm në Gjermani por policia e morri këtë masë pasi e kishte mbajtur një qingj 3 javësh në një bordel të Mynihut.
Ky qingj u zbulua gjatë një bastisje për drogë, transmeton Klan Kosova.
Policia tha se 25 vjeçarja e ka treguar një letër nga autoritetet veterinare duke i përmendur disa kushte në të cilat duhet të rritet një qingj, dhe këto kushte nuk përmbusheshin në atë bordel.
"Qingji u kthye te grupi i mbrotjes së kafshëve" shtoi policia.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.