Lajmet e fundit

Qindra njerëz protestuan në Tel Aviv pasi ushtria izraelite tha se kishte vrarë gabimisht tri pengje që Hamasi po i mbante në Gaza.
Në protestë kishte turma të mëdha që mblidheshin dhe bllokonin një rrugë kryesore në qytet.
"Unë do të thosha se ai [Kryeministri Benjamin Netanyahu] është përgjegjës për gjithçka që po ndodh ... që ndodhi dhe po ndodh ende", u shpreh protestuesja Ilana Zeffren.
"Ai ka gjak, shumë gjak në duart e tij, dhe ai duhet të japë dorëheqjen tani, dhe t'i lërë njerëzit që janë përgjegjës dhe kujdesen ... dhe kujdesen për këtë vend, ndryshe nga ai, të marrin përsipër, dhe ta marrin këtë luftë dhe të marrin gjithçka. Njerëzit e rrëmbyer tani janë kthyer në shtëpi”, shtoi ajo.
Një protestues tjetër tha se një marrëveshje duhej të ishte bërë shumë më herët, në mënyrë që të kursehen jetët e njerëzve të pafajshëm.
Ai tutje theksoi se ajo që po ndodh tani është një tragjedi e madhe, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.