Lajmet e fundit

Qindra kamionë ndihma janë rreshtuar për të kaluar në Gaza nga Egjipti të mërkurën, tha një zyrtar egjiptian për CNN.
Të paktën 572 kamionë janë duke pritur në rrugën që lidh kalimin egjiptian Rafah dhe vendkalimin Nitzana, për inspektim izraelit, sipas Ayman Walash, drejtor i qendrës së mediave të huaja të Egjiptit, transmeton Klan Kosova.
Inspektimi izraelit i çdo kamioni kërkon orë të tëra, tha Walash, duke nënvizuar procesin e gjatë që duhet për ndihmat që vijnë nga Egjipti për të arritur në Gaza.