Qeveria e Kosovës nuk do t'i ekzekutojë pagat për grevistët.
Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu.
Kryeziu tha se pagat në sektorin publik janë ekzekutuar për zyrtarët kanë dalë në punë dhe kanë kryer detyrat dhe përgjegjësitë e tyre.
"Për muajin shtator, pagesat në sektorin publik janë ekzekutuar për zyrtarët të cilët kanë dalë në punë dhe kanë kryer detyrat dhe përgjegjësitë e tyre. Paga mujore është kompensim për punë. Në raste të grevave, kjo çështje përcaktohet në ligjin për Greva" - tha Kryeziu.
Në anë tjetër nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës thanë për Klankosova.tv se presin që pagat të dalin sot gjatë ditës.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.