Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar dy vendime.
Në mbledhje është miratuar Raporti i Konsoliduar Vjetor për Funksionimin e Sistemit të Kontrollit të Brendshëm të Financave Publike në subjektet e sektorit publik për vitin 2025, transmeton Klankosova.tv.
Po ashtu, Qeveria ka miratuar vendimin për autorizimin e Ministrisë së Financave që të ndërmarrë veprimet e nevojshme për hapjen e një llogarie të dedikuar në kuadër të Llogarisë së Vetme të Thesarit (LlVTH), me emërtimin "Fondi i Konfiskimit".
Sipas vendimit, kjo llogari do të shërbejë ekskluzivisht për pranimin dhe evidentimin e të hyrave që rrjedhin nga konfiskimi i pasurisë, bazuar në vendime gjyqësore të formës së prerë.●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.