10.05.2023 · përditësuar para 1170 dite1 min lexim
Qeveria e Kosovës në mbledhjen që ka zhvilluar sot ka marrë vendim që t’i propozojë Kuvendit të Kosovës, shkarkimin e anëtares së Organit Shqyrtues të Prokurimit, Kimete Gashit.
Kryeministri Albin Kurti në një fjalë rasti ka thënë se Kimete Gashi ka udhëhequr në marrjen e një vendimi për furnizim me insulina, i cili sipas tij, është i dëmshëm për qytetarët e Kosovës, njofton Klan Kosova.
“Shëndeti publik po rrezikohet me vendimin për furnizimin me insulina. Bazuar në vendimin në fjalë, lejohet furnizimi me insulina pa autorizim marketingu”.
“Detyrohemi të marrim masa. Sot i propozojmë Kuvendit shkarkimin e anëtares së Organit Shqyrtues të Prokurimit, zonjës Kimete Gashi e cila ka udhëhequr vendimin e dëmshëm për qytetarët e Kosovës”.
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.