Lajmet e fundit

Sipas Kryeministrisë, sulmi ngjason me atë që u bë sistemeve të Ukrainës në shkurt, por thekson se sistemet nuk janë cenuar.
Lajmi për sulmin kibernetik u bë i ditur një ditë më parë nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit. Për këtë shkak, shërbimet online dhe sistemet qeveritare janë të mbyllura deri në neutralizimin e këtyre akteve kriminale. Sipas Agjencisë Kombëtare të Informacionit, sulmi i sofistikuar drejt sistemit të informacionit, vjen nga jashtë Shqipërisë./euronewsalbania/