Albin Kurti fitoi më tepër se krejt tjerët në zgjedhjet e 7 qershorit, por jo boll për ta bërë vetë qeverinë.
As partitë tjera pas Lëvizjes Vetëvendosje, veç e veç e as krejt bashkë, nuk i arrijnë 61 deputetë.
Ndaj çelësi mbetet tek komunitetet joshumicë, të cilët me mandatet e tyre mund ta bëjnë qarën.
Për t’ua dhënë votën, këta kanë kërkesa dhe thonë se do jenë konstruktiv që të mos ketë bllokada, e nuk janë përjashtues as për subjektet deri tash opozitare.
Si për kryetar Kuvendi ashtu edhe për qeverinë thotë se votë do ketë edhe Emilja Rexhepi, për të cilën, më prioritet janë diskutimet me subjektin e Albin Kurtit.
Krah partisë që doli e para pritet të jenë edhe përfaqësuesit turk që kanë siguruar dy mandate.
Se kah do të mbajë anë deri tash nuk dihet për Duda Baljen, e Adem Hoxhën, teksa përgjigje për qëndrimet e tyre nuk kthyen Veton Berisha, Elbert Krasniqi e Artan Asllani, sikur që përcaktimi nuk dihet as për Nenad Rashiq. Teska Lista Serbe është e përjashtuar nga matematikat e partive shqiptare.
Ndiqni kronikën në vazhdim:
●●●
Shpërndaje këtë artikull
G
SHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.