Lajmet e fundit

Profesori Engelbert Zefaj ka pohuar që në kompaninë Hidrodrini në Pejë janë punësuar njerëz të Vetëvendosjes, jo vetëm nga ky qytet por edhe nga vendet përreth.
Ai po ashtu shtoi që edhe në KEK janë punësuar shumë me mbiemrin Prebreza,
“Unë personalisht, vij nga Peja, në kompaninë Hidrodrini në Pejë aty është një popullim ekstrem me njerëz me emër e mbiemër nga Vetëvendosja", ka deklaruar ai në Orën 7 në Klan Kosova.
"Ma s’pari i kanë punësu ata që i kanë pasë në Pejë. Kur është harxhu emri i njerëzve të Vetëvendosjes nga Peja, pastaj kanë kalu edhe nga Istogu, kanë marrë edhe njerëz nga Istogu e i kanë punësu në Hidrodrin".
"E kemi të freskët në KEK. Kanë apliku diku 500 vetë për punë, 130 janë punësu në KEK. Çuditërisht, shumica prej tyre me emrin Prebreza, sepse shefi ekzekutiv ishte Prebreza, e ka edhe plot raste të tjera nëpër ministri e kompani të tjera”.
Ndërkaq, gazetarja e KIKS Kosova, Donjeta Murselaj, tha se në listën që ata e kanë siguruar nga burimet brenda Korporatës Energjetike të Kosovës, e kanë kuptuar se ka shumë emra të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të familjarëve të menaxhmentit.
“Ne kemi arritë që një listë me e marrë përmes burimeve tona brenda Korporatës Energjetike të Kosovë, pastaj kur e kemi pa listën e kemi kuptu edhe arsyen se pse osht mbajtë e fshehtë ajo listë për shkak se emrat aty kanë qenë të aktivistëve të Vetëvendosje,s të familjarëve të tyre, të familjarëve të menaxhimentit të KEK-ut”, ka thënë Murselaj në Orën 7.
https://klankosova.tv/zefaj-institucionet-publike-jane-stermbushur-me-njerez-te-vetevendosjes-video/