25.08.2016 · përditësuar para 3611 dite1 min lexim
Ambasada e Hungarisë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), kanë nënshkruar marrëveshje për ndarje të 90 bursave në fusha të ndryshme për shtetasit e Kosovës, të cilët janë të interesuar të studiojnë në Bachelor, Master dhe Doktorat.
Njëri nga përfituesit është edhe Fazli Demaku nga komuna e Drenasit, për drejtimin Agrokulturë dhe Menaxhim i Pronës në Karoly Robert College Gyongyos (Budapest).
Fazliu shkollen e mesmen e përfundoi në gjimnazin “Gjergj Kastrioti- Skënderbeu” në Drenas.
Kjo bursë, studentit nga Drenasi i siguron shpenzimet e fakultetit, konviktin si dhe një shumë në të holla për shpenzime mujore shkruan Drenicapress, përcjellë Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.