Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka dhënë një hipotezë se bazuar në mendësi bllokuese të formimit të institucioneve, nga ana e partisë së parë, vendi mund të mbes deri në mars të 2026-ës me qeveri në detyrë.
Në Rubikon ai tutje elaboroi në detaje situatën teorike për të cilën tha se mund të ishte fatale për shtetin, transmeton klankosova.tv.
''S’po e përjashtoj faktin shumë thjeshtë që me një mendje destruktive bllokuese të formimit të institucioneve në Kosovë, ne mund të shkojmë deri në marsin e vitit 2026, me qeveri në detyrë''.
''Teorikisht. Fituesi mund ta bllokojë Kuvendin e Kosovës. Praktikisht ka ndodhë me precedent të Kosovës''.
''Janë dy pozita automatike që shkohet në zgjedhje >Moszgjedhja e Presidentit dhe Mosaprovimi i buxhetit<'', shprehet Abdixhiku.
https://www.youtube.com/watch?v=YJBGl-_AjCo
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.