Pas pak pritet të nisë seanca për votimin e presidentit e cila fillimisht ishte planifikuar të mbahej në orën 10:00, por e njëjta u shty pasi opozita nuk ishte e pranishme.
Gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani e cila po përcjell nga afër këto zhvillime, tha se aktualisht është qetë në Parlamentin e Kosovës, ndonëse kanë mbetur veç edhe pak minuta për seancë.
“Deputetët ende nuk kanë hyrë në sallë. Ndonëse opozita nuk shkon, deputetët e opozitës janë këtu vërdallë në Kuvendin e Kosovës”, tha gazetarja, njofton Klankosova.tv.
Ndërkohë, sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku përmes një konference për media deklaroi se kjo parti nuk do të marrë pjesë as tash.
Ajo i bëri thirrje Feride Rushitit të tërhiqet nga kandidatura, pasi siç tha, është lojë politike e Albin Kurtit./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=1E5EqgtmUMk
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.