Lajmet e fundit

Ndëshkimi me karton të verdhë i Mërgim Mavrajt në ndeshjen e javës së 30-të të Bundesligës ka bërë xhiron e Gjermanisë dhe të Europës.
Mbrojtësi shqiptar u dënua pas një ndërhyrje të ashpër në minutën e 48-të të sfidës ku Koln-i fitoi 3-2 në fushën e Mainz, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt mbijetesës.
Por, episodi më i çuditshëm ishte momenti i shfaqjes së kartonit të verdhë për Mavraj-n nga gjyqtari Piter Sipel. Mediat gjermane evidentuan që kartoni i dhënë për kuqeziun ishte përgjysmë.
Kjo për faktin se ai ishte thyer në momentin kur arbitri e nxorri nga xhepi, ndërsa një pjesë kishte përfunduar në fushën e lojës.
Në anën tjetër, edhe pse u ndëshkua vetëm me gjysmë kartoni, për Mërgim Mavrajn penalizimi vlen i plotë. Ky ishte ndëshkimi i parë sezonal për mbrojtësin.