Në emisionin "Ora e Pasdites" të mërkurën temë diskutimi ishin qeset e plastikës.
Sipas lajmeve të fundit zyrtare, qeset e plastikës shumë shpejtë do të bëhen me pagese, por se a do ta zvogëlojë ky ligj numrin e tyre, për shikuesit u përgjigj e ftuara, Niki Murseli nga "DYVOLAB".
Muresli, foli për çmimin e qeseve, ku sipas saj nuk beson të ketë ndonjë ndikim tarife 5 cent për një qese, por edhe për shumë gjëra të tjera që lidhen drejtpërdrejtë me mjedisin e jashtëm.
Ajo, për fillim përmendi mungesën e të dhënave për përdorim të plastikës në vend. "Një prej të metave kryesore që ka Kosova, është që nuk ka të dhëna se sa përdoret plastika në vend. Kjo ta bën shumë të vështirë për ta definuar se a janë marrë vendimet e duhura apo jo? Mirëpo, prapë se prapë, krejt prej atyre që u lexuan në udhëzim administrativ, dhe prej atyre se çka u tha, vërehet që ka një farë mungese të ambicies për me i ngrit tragetet dhe qëllimet, në mënyrë që sa më shpejt me bë ndryshime domethënëse", u shpreh Murseli.
Mysafirja, përgjatë bisedës theksoi se nuk ne nuk duhet t'i arsyetojmë vonesat e institucioneve tona për mosmarrjen e hapave për ndotje, si dhe duhet të fillojmë vet të bëjmë ndryshimin, dhe të mundohemi të përdorni më pak qese të plastikës Por, në lidhje direkte me zyrtarin nga Agjensioni për Mjedis, në Kosovë mund të të kuptoni edhe më shumë, aty gazetarja Albiona Halimi dhe i ftuari i saj, Tafë Veselaj, do të iu informojnë edhe shumë çka përmes linkut të mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=bv1h7FPl-28
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.