Lajmet e fundit

Java e Modës në Milano u përmbyll me Çmimet për Modë në Tepihun e Gjelbër, ku u lartësuan shtëpitë luksoze italiane të modës që kane për qëllim ngritjen e qëndrueshmërisë.
Këtë vit kjo ngjarje u organizua nga Oda Kombëtare e Modës në Itali, në bashkëpunim me Eco-Age, konsulencë për çështje të qëndrueshmërisë dhe komunikimit, në Teatro alla Scala.
Ndër yjet që kthyen kokat e të gjithëve ishin Cindy Crawford, Emily Ratajkowski dhe Julianne Moore, të veshura me fustane nga Salvatore Ferragamo të punuara nga shihet e përdorura të PET.
Në këtë ceremoni u nderua Donatella Versace, për përkushtimin në saj për iniciativat e saj në aspektin e qëndrueshmërisë.















