22.02.2023 · përditësuar para 1195 dite1 min lexim
Avokati i Adil Behramajt, Artan Qerkini, për Klan Kosovën ka bërë të ditur se ndaj Adil Behramajt, ish-këshilltarit të ish-presidentit Hashim Thaçi, nuk ka urdhërarrest, pra nuk mund të arrestohet pas bastisjes së banesës së tij.
Qerkini nuk ka dhënë detaje në lidhje me arsyen e bastisjes së banesës së Behramajt, as për kohëzgjatjen e kësaj bastisjeje.
Ndërkaq, më herët ishte pikërisht avokati i Adil Behramajt i cili e konfirmoi bastisjen nga Prokuroria Speciale në banesën e ish-këshilltarit të ish-presidentit Hashim Thaçi.
Qerkini ishte shprehur se bastisja në banesën e Behramajt ka nisur rreth orës 08:30 të mëngjesit.
“Mund të konfirmoj në cilësinë e avokatit të Behramajt se bastisja është në rrjedhje e sipër. Pa përfunduar bastisja s’mund të them asgjë. Bastisja ka ndodhur rreth orës 08:30 të mëngjesit”, u shpreh ai.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
G
SHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.