22.02.2023 · përditësuar para 1195 dite1 min lexim
Avokati i Adil Behramajt, Artan Qerkini, ka komentuar bastisjen që po bëhet nga Prokuroria Speciale në banesën e klientit të tij.
Sipas tij, bastisja është duke u bërë si hetim për një vepër penale ndaj Behramajt.
"Sipas tyre është brenda juridiksionit të Dhomave të Specializuara. Mbrojtja e ka parë vendimin e ka bërë një vlerësim fillestar të tij, mendojmë se ky vendim në disa pika është i përfshirë në shkelje kushtetuese, mirëpo ne këto çështje do t'i adresojmë në momentin e duhur procedural. Nuk është legjitimuar, është vetëm një hetim për një vepër penale e cila, sipas tyre, bie nën juridiksionin e Dhomave të Specializuara", ka thënë Qerkini para gazetarëve.
Ndërkaq tha se është shumë herët të thuhet nëse kjo bastisje lidhet me rastin e Thaçit në Hagë,
"Është shumë herët dhe nuk duam të spekulojmë", ka shtuar ai.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.