Më shumë se 150 qen që mbanin shalle shumëngjyrëshe në qafë morën pjesë në një garë në kryeqytetin e Venezuelës së bashku me pronarët e tyre e cila u organizua për të kërkuar mbështetje për strehimoret e kafshëve në vend.
Pronarët dhe kafshët e tyre shtëpiake vrapuan për katër kilometra përgjatë Karakasit lindor në edicionin e dytë të garës së quajtur 'Dog Running' (Vrapimi I qenve)
Nën kolapsin e zgjatur ekonomik të Venezuelës, shumë prej tyre kanë lënë kafshët shtëpiake në strehimore ose i kanë braktisur në rrugë. Nga inflacioni i madh të ardhurat e familjeve janë goditur rreth 400%, duke e bërë me të vështirë për pronarët e kafshëve shtëpiake, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
"Në çdo edicion të garës ne mbështesim strehimoret që kanë marrë kafshë nga rrugët në situata të pasigurta," tha Andreina Nedjme, organizatore e ngjarjes.
Të gjithë pjesëmarrësit e garës paguan 30 dollarë për të vrapuar me kafshët e tyre shtëpiake, duke synuar t'iu japin kafshëve një cilësi të mirë jetese ndërsa ata presin për një familje, shtoi Nedjme.
Në vegzën e mëposhtme e gjeni videon e kësaj ngjarjeje:
https://www.reuters.com/world/americas/over-150-dogs-join-race-support-venezuelan-shelters-2023-07-30/
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.