Lajmet e fundit

Është e vështire t’i rezistoni një qeni të veshur me rroba të vogla.
Megjithatë obsesioni i një pronareje të qenit Chihuahua ka tejkaluar çdo kufi, kështu duke shpenzuar më shumë se 11,000 euro për fustane të inspiruar nga Chanel dhe aksesorë Louis Vuitton për qenin e saj.
20 vjeçarja Sian Butler ka thënë që qeni i saj Lilly vishet më mirë se vetë ajo dhe ka fustane që kushtojnë rreth 1,000 euro.
“Unë vishem me xhinse dhe bluza ndërsa Lilly gjithmonë ka të veshur një fustan glamuroz. I shkojnë shumë” ka thënë Sian.
Shumica e rrobave të Lilly janë të punuara me dorë dhe nuk mund të gjenden nëpër dyqane.









