Një burrë u plagos me armë zjarri në Memphis.
Por, plagosja e tij është mister, pasi sipas viktimës, ishte qeni i tij ai që e qëlloi aksidentalisht me armë zjarri.
Këtë e ka konfirmuar edhe policia, shkruan NBC News, transmeton Klankosova.tv.
Sipas policisë, burri u tha oficerëve se ishte shtrirë në shtrat, kur qeni i tij u hodh mbi shtrat dhe putra e tij u mbërthye në mbrojtësen e këmbëzës së armës. Kafsha përfundoi duke goditur këmbëzën, plumbi doli dhe burri u plagos në pjesën e sipërme të kofshës së majtë.
Qeni ishte i racës pitbull i quajtur Oreo.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.