Lajmet e fundit
Daisy është një qen i gjymtuar që ka arritur që të marrë zemrat e shumë njerëzve në gjithë botën. Kjo falë pronares së saj e cila po i shpërndanë fotot e Daisy nëpër rrjete sociale.

Daisy është një qen që ka lindur me deformime në këmbët e para. Ajo e përdor karrocën me rrota që të ecë.
Pronarja e Daisy e ka marrë atë në verën e vitit 2011, pasiqë e kishte kuptuar se sa vështirë është për qentë të gjymtuar të gjejnë një shtëpi.
Pronarja e Daisy i ka shpërndarë fotot e qenit në rrjete sociale e ajo me natyrën e saj të ëmbël ka arritur të fitojë zemrën e shumë njerëzve në tërë votën.