Bear the Blind Pit është një qen i shpëtuar i cili në vitin 2016 ishte goditur nga një veturë dhe ishte lënë për të ngordhur në rrugë .
Atij mjekët është dashur t'ia heqin sytë përmes operacionit për arsye se kanë qenë shumë të dëmtuar.
Kur pronari i tij paraprak e kishte parë gjendjen e Berit, ai e kishte braktisur atë në spitalin e veterinarisë.
Mirëpo, një punëtore e atij spitali, Sara, dhe e bija e saj, Kate, kishin vendosur që ta adoptojnë Berin dhe ia kanë ofruar një jetë më të mirë. Ato kanë qenë duke e kërkuar një qen, dhe pohojnë që e kanë ndjerë që Bear është ai i duhuri.
Kështu, ai në shtëpinë e tij të re e kishte filluar rrugëtimin e tij drejt shëndoshjes dhe këndelljes.
Kate thotë se natën e parë qeni kishte qarë tërë kohën por kurrë s'ka shfaqur agresivitet.
I janë dashur 12 javë që të rikuperohet nga operacionit, dhe tashmë i ka mësuar vendet se ku duhet të flejë, të hajë dhe të urinojë.
https://www.youtube.com/watch?v=M3Vb3WfwQrs
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.