Shikimi i televizionit për më shumë se tre orë e gjysmë në ditë mund t'i lërë të rriturit me memorie të përkeqësuar, sugjeron një studim i ri.
Testet me 3,500 të rritur mbi 50 vjeç kanë gjetur se dëmtimi i memories ishte dy herë më keq tek personat që qëndrojnë kohë të gjatë pranë TV-së, krahasuar me shikuesit televiziv që shpenzojnë më pak kohë, për më shumë se gjashtë vjet.
Studimi gjeti se ata që shikuan televizor për më shumë se tre orë e gjysmë në ditë, kishin mesatarisht një rënie prej 8% në 10% në kujtesën verbale. Për ata që shikonin më pak se një herë në ditë, ajo ishte rreth 4% deri në 5%.
Kujtesa jonë natyrisht bëhet më e keqe si pjesë e procesit të plakjes.
Por kjo ndodhi më shpejt sa më shumë kohë u shpenzua duke shikuar TV, gjetën studimet e University College London.
Hulumtuesit nuk mund të jenë të sigurt se TV ishte shkaku i rënies më të shpejtë të kujtesës, por ata thonë se shikimi për një kohë të gjatë i ndalonte njerëzit të bënin aktivitete të tjera stimuluese si leximi dhe ushtrimi.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.