Sot tek Ora e Pasdites mysafir ishin Natyra Agani dhe Erëbliri Kadriu, të cilët në studio treguan se si po ju ndihmojnë fëmijëve të Kosovës përmes Qendrës Profesionale për Gjithëpërfshirje.
"E kemi shumë të rëndësishëm konceptin gjithëpërfshirjes. Ne e dimë që prindërit edhe për shkak të punës së vazhdueshme që e bëjnë me fëmijët e tyre, në mënyrë jo shumë formale mësojnë për vështërsit që i kanë ata, qoftë përmes leximeve në internet, përmes bisedave me profesionist të ndryshëm të shëndetit mendor, dhe disponojnë disa karakteristika. Dhe në anën tjetër sigurishit se dojnë me iu ndihmu fëmijëve të tyre sa më shumë që të jetë e mundur, por nuk i disponojnë njohurit dhe shkathësit", u shpreh Agani.
Përgjatë diskutimit u fol edhe shifrën e fëmijëve me nevoja të veçanta në vend.
"Është e vertetë që numri ose statistikat të cilat i kemi mungojnë ose ato të cilat i kemi nuk janë ndodhta të plotësuara. Por sipas të dhënave të fundit të arsmit në Kosovë, diku afër 3000 nxënës kanë nevoja të veçanta të llojeve të ndryshme, duke mos i përfshirë ata të cilë ndoshta kanë diagnoza të shumëfishta dhe janë në qendrat specifike ose burimore", tha Kadriu.
Për të kuptuar dhe mësuar më shumë, klikoni në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=mVClEmJ9byc
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.