Lajmet e fundit

Qendra për kompetencë në Ferizaj me kuadro për fushën e Ortoprotetikës - Klan Kosova
Në Ora 7 mund ta ndiqni storien rreth vendosjes së protezave të gjymtyrëve shumë me rëndësi jetike për disa persona në Qendrën e Kompetencës në Ferizaj e cila është unike për vendin pasi nga aty po dalin kuadro të reja në fushën e Ortoprotetikës.
Kjo qendër tashmë së bashku me partnerët e saj ka ndihmuar në vendosjen e protezave për disa qytetarë të Kosovë.
Si institucion publiko -privat ajo mund të shndërrohet edhe në lider në prodhimin e protezave të ndryshme për ata që kanë më së shumti nevojë e nuk janë të pakët.
Ndiqeni storien e Milot Hasimës.