Lajmet e fundit

Në telegramin e ngushëllimit në Facebook, Qendra kufitare ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të ndjerit, të afërmit, kolegët si dhe për të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
“Me rastin e ndarjes nga jeta të zyrtarit policor Rexhep Gashi, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, kolegëve dhe gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës”, thuhet në telegram./Klankosova.tv