Lajmet e fundit

Të reshurat atmosferike që nisën ditë më parë, por që intensitetin e shtuan nga mbrëmja e së hënës, kanë shkaktuar dëme të mëdha në shumë zona të vendit.
Pos Gjakovës, Junikut, Rahovecit, Malishevës e Drenasit, që janë goditur goxha rëndë, edhe Istogu duket të jetë prekur nga kjo situatë, raporton Klankosova.tv.
Sipas raportimeve nga atje, thuhet se qendra e qytetit është në gjendje të rëndë.