Lajmet e fundit

Partia Social Demokrate ka fituar zgjedhjet e përgjithshme të Portugalisë me një diferencë të vogël dhe është vendosur të formojë një qeveri të pakicës.
Rezultatet e publikuara të mërkurën vonë i dhanë Aleancës Demokratike një numër përfundimtar prej 80 vendesh në Asamblenë Kombëtare me 230 vende, parlamentin e Portugalisë, shkruan euronews, transmeton klankosova.tv.
Partia Socialiste e qendrës së majtë u rendit e dyta me 78 vende dhe ka thënë se nuk do të pengojë Aleancën Demokratike që të formojë një qeveri të pakicës në një votim të ardhshëm parlamentar.
Partia e djathtë Chega (Mjaft) mblodhi 50 vende, nga 12 në zgjedhjet e vitit 2022.
Kjo është një rritje tronditëse që përmbys politikën tradicionale në Portugali, ku socialdemokratët dhe socialistët kanë alternuar në pushtet për dekada.