Lajmet e fundit

Forcat izraelite qëlluan për vdekje tre palestinezë që sulmuan një vendbanim izraelit në Bregun Perëndimor, sipas ushtrisë izraelite, sipas së cilës të tre ishin anëtarë të Hamasit
Në deklaratën e ushtrisë izraelite thuhet se sulmuesit goditën vendbanimin Adora pranë qytetit të Hebronit, duke hapur zjarr ndaj ushtarëve izraelitë që patrullonin aty pranë, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Ministria palestineze e Shëndetësisë tregoi se emrat e tre të vrarëve janë Ismail Jahisha, 19-vjeçar, Mohammad Jahisha, 17-vjeçar dhe Uday Jahisha, 15-vjeçar.