Banori i Shkabajt të Prishtinës, Hasan Rafuna ka shprehur një shqetësim që po ndodh në fshatin ku ai jeton.
Në një intervistë me gazetaren e Klan Kosovës, Blerinë Doshlaku, Rafuna tregoi se në këtë fshat ka shpërthyer një pusetë, që po shkakton problem për banorët, transmeton klankosova.tv.
Sipas Rafunës, kjo çështje po i shqetëson ata që tri vjet me radhë, por megjithatë zgjidhja nuk është gjetur.
Si pasojë e rrjedhjes së ujit, Rafuna tha se po ndodhin edhe shumë aksidente, pasi uji është ngrirë gjatë dimrit.
https://www.youtube.com/watch?v=GCuijFzYMWU
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.