Ka tri ditë që banorët e Fushë Kosovës po përballen me mungesë të ujit.
Kjo ndodhi shkaku i turbullirave që krijuan reshjet e ditëve të fundit.
Në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit ‘Prishtina’ thanë se po punojnë fortë për ta kthyer të paktën përkohësisht furnizimin, që i bie disa orë në ditë.
Arjeta Mjeku zëdhënëse në KRU ‘Prishtina’ tha se e kanë riaktualizuar një gyp nga rezervuari i lagjes ‘Arbëria’, ku uji supozohet të kalojë fillimisht në Shkabaj, e prej aty të arrijë në Fushë Kosovë.
Megjithkëtë, në këtë institucion nuk dhanë ndonjë afat kohor se kur mund të kthehet furnizimi i plotë me ujë meqë impianti për trajtimin e ujit është jashtë funksionit.
https://www.youtube.com/watch?v=0pAyTTe1w3M
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.