Pronari i rrjetit social gjigant Twitter, Elon Musk, është ulur për të biseduar rreth platformës, në një intervistë me BBC.
Musk tha se udhëheqja e Twitter-it ka qenë e goxha e dhimbshme, duke treguar se kur bleu kompaninë kishte pak më pak se 8,000 anëtarë të stafit, ndërsa tani ka rreth 1,500.
I pyetur nëse është e vështirë të shkarkosh kaq shumë njerëz, Musk tha se "nuk është aspak argëtuese" dhe ndonjëherë mund të jetë "e dhimbshme".
Musk tha se qëllimi i Twitter-it është të jetë platforma “më e saktë që mund të jetë”, kur u pyet përsëri për mungesën e policisë në platformë.
“Asnjë sistem nuk do të jetë i përsosur”, tha ai, por këmbënguli se është misioni i tij që Twitter të jetë sa më i vërtetë.
Ai po ashtu është pyetur për ofertën e tij për të blerë firmën, e ndjekur nga vendimi i tij për t'u tërhequr nga oferta - dhe pastaj përsëri vendimi i tij për t'u angazhuar për ta blerë atë.
Korrespondenti i BBC-së e pyeti Muskun nëse arsyeja pse ndryshoi mendje dhe bleu kompaninë ishte sepse një gjykatës do ta kishte detyruar atë ta bënte këtë, me Musk që qeshi dhe tha: "Po, kjo është arsyeja".
Ai tha se gjërat po shkojnë "arsyeshëm mirë" në Twitter, duke deklaruar se përdorimi është rritur dhe "faqja po funksionon".
I pyetur nëse fle në zyrë, Musk tha: “Unë ndonjëherë fle në zyrë”, duke shtuar se ka një divan në një bibliotekë "ku askush pos tij nuk shkon".
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.