FC Malisheva e ka konfirmuar sot se trajneri i njohur Qatip Osmani është emëruar kryetrajner i ri i skuadrës.
Klubi njoftoi arritjen e marrëveshjes me strategun tetovar, i cili ka ndërtuar një karrierë të pasur në futbollin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, duke fituar trofe dhe respekt të gjerë në rajon.
“Qatip Osmani, një nga emrat më të njohur të futbollit në rajon, ka lënë gjurmë të thella në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri, duke fituar trofe e duke ndërtuar sukses”, thuhet në njoftimin e Malishevës në Facebook.
“Tani, strategu tetovar i bashkohet Malishevës për të udhëhequr ekipin tonë drejt objektivave të reja”.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.