Lajmet e fundit
Një vajzë e vogël 3 vjeçare, ka qarë sepse ka kuptuar se nuk do të bëhet me motër, por me vëlla.

Njihuni me Ella’n. Ajo është 3 vjeçare. Mirëpo, po e kupton se sa e vështirë është jeta kur nuk e merr atë që do.
Ella sapo e ka zbuluar se mamaja e saj nuk do t’i lindë një motër të vogël siç dëshironte ajo, por ajo do të bëhet me një vëlla të tretë. Kjo është një situatë shumë e vështirë për 3 vjeçaren, shkruan revista People.
”Tashmë kam dy vëllezër”, qanë ajo e dëshpëruar.
Shpjegimi i babait të saj, se ajo do të bëhet princesha e familjes, nuk e ngushëllon aspak.
“Assesi nuk doja një vëlla tjetër”, thotë ajo. /klankosova.tv