Ish-deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj ka deklaruar se shkuarja sërish në zgjedhje është fatkeqësi.
Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Qalaj tha po ashtu se dëmtimi i institucioneve të vendit, sipas tij, ka qenë prioritet i pushtetit aktual, transmeton Klankosova.tv.
“Është një fatkeqësi e vendit që po shkojmë në zgjedhje, edhe pse ndoshta mund të jetë fat që po shkojmë në zgjedhje të reja. Mirëpo jo vetëm instrumentalizimi i institucioneve të vendit, institucioneve të sigurisë, por i gjithë institucioneve që ka ky vend, dëmtimit të të gjitha atyre, ka qenë një nga prioritetet e kësaj qeverie, që është keq”, tha Qalaj.
https://www.youtube.com/watch?v=ZfmJWgp4oaA
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.