Lajmet e fundit

Një nga pyetjet më të sikletshme që mund t’ua shtrojnë në një intervistë për punë është “Cilat janë kërkesat tuaja për pagë” ose “Sa paguheni në punën aktuale?”
Por këto pyetje janë kurthe, sipas Ramit Sethi, një shkrimtar dhe mësues librat e të cilit janë bestseller.
Në një emision të fundit të “The Tim Ferris Show”, shpalosen disa këshilla nga Sethi.
“Nëse për shembull, ata ishin të gatshëm t’ju paguajnë 90 mijë dollarë, dhe ju iu tregoni që aktualisht fitoni 60 mijë sosh, ata e dinë se nuk duhet t’ju japin aq para në mënyrë që t’ju kenë”.
"Por nëse refuzoni të përgjigjeni, atëherë ju mund të lini përshtypje të këqija".
Prandaj, ju duhet të jepni përgjigjie shmangëse të tipit “Jam i lumtur që me kalimin e kohës ta diskujtojmë çështjen e parave, porse tani jam vetëm duke provuar ta shoh se a përshtatem unë dhe kompania juaj. Besoj që ju jeni duke e bërë të njejtën gjë”.